Turneu i Dua Lipës, pamje nga atmosfera elektrizuese ku morën pjesë mijëra persona!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur turneun e saj në Amerikë.
Nga atje, bukuroshja po kujdeset të ndaj momente të veçanta gjatë performancës së saj, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e saj në ‘Facebook’, minuta më parë ndau disa video ku shihet që vendi është stërmbushur me njerëz.

“Philadelphia, 19 shkurt 2022”, shkroi ajo në postimin e saj, i cili u ‘bombardua’ me pëlqime e komente nga fansat e saj./Indeksonline/