15:23 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Turneu i shfaqjeve, në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Në bazë të politikave të miratuara nga këshilli drejtues dhe menagjmenti i TKK-së, për një prezantim të shfaqjeve nëpër komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, ua prezantojmë turneun e shfaqjeve të TKK-së me moton “Teatri Kombëtar ËSHTË i Kosovës”

Në perspektivë, synojmë, që çdo muaj të prezantojmë nëpër komuna të ndryshme, shfaqje nga repertori i TKK-së, duke qenë të bindur se Teatri Kombëtar i Kosovës nuk është vetëm i banorëve të kryeqytetit por është i krejt Kosovës.

Datat e prezantimeve janë përzgjedhur të jenë në kuadër të shënimit të festave të marsit.

Datat e prezantimeve janë:

Ferizaj, 02 Mars 2020 “ Shfaqja e fundit e Marije Gjonit”

Prizren, 03 Mars 2020 “Sfinga e gjallë”, nga Rexhep Qosja me regji të Blerta Neziraj

Gjakovë 04 Mars 2020 “Karnavalet e Korçës”, nga Spiro Çomora me regji të Altin Basha

Gjilan 05 Mars 2020 “Sfinga e gjallë”, nga Rexhep Qosja me regji të Blerta Neziraj