Turneu për nderim të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë, organizatorët kanë një njoftim me rëndësi

Në Krushë të Madhe të Rahovecit do të mbahet turneu tradicional i futbollit, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se afati i fundit për paraqitjen e ekipeve është 29 qershor.
“NJOFTIM PËR TË GJITHA EKIPET PJESËMARRËSE
Të gjitha ekipet e turneut “Dëshmorët dhe Martirët – Krushë e Madhe” informohen se:
Afati i fundit për paraqitjen e ekipeve është:
29 QERSHOR 2025
Pas kësaj date, nuk do të pranohen ekipe të reja.
Ju ftojmë të regjistroheni në kohë!
Për informata na kontaktoni:
+383/49-828-841
+383/49-499-650
+383/43-724-363
+383/49-884-575” thuhet në njoftim.