75 Mall Live Search
20:31 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Turneu “Rama-Domi”, Llapi shkon në finale me golin e Selimit

Në turneun që po mbahet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Llapi ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të kësaj ndeshje e shënoi lojtari Trimror Selimi.

Pas pak pritet të filloj edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit ku ekipi fitues përballet me Llapin në finale.

Në bashkë organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës, sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, po mbahet turneu përkujtimor për dy ish-futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, Favzi Rama dhe Faton Domi.

Dy legjendat e futbollit humbën jetën në një aksident trafiku në vitin 1987 në afërsi të Klinës.

Në këtë turne marrin pjesë Prishtina, Llapi, Flamurtari dhe Dukagjini, derisa ndeshjet do të luhen nga 45 minuta.

Ndeshjet e këtij turneu nisën në orën 19:30. /IndeksOnline/