Turniri “Xhavit Kozhani” nis më 15 maj

Turniri në futboll të vogël dedikuar Xhavit Kozhani, ish-luftëtar i UCK-së, do të nis më 15 maj në fshatin Ribar në Lipjan.
Paraqitja e ekipeve mund të bëhet çdo ditë deri më 15 maj dhe do të kushtoj 20 euro.
Shorti do të tërhiqet të shtunën më 15 maj nga ora 15:00, kurse loja e parë nis nga ora 16:00.

Fituesi merr 1000 euro, kupën dhe medaljet. Vendi i dytë, 300 euro dhe medalje.
Turniri zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të rregullave anti-kovid.