Turp në Francë, Richarlison gjuhet me banane!

Brazili dhe Tunizia zhvilluan një ndeshje miqësore në Parc des Princes të Parisit. Brazili zhvilloi edhe një ndeshje spektakolare duke arritur fitore bindëse me rezultat 5-1.
Përveç shumë golave, në fushë u pa edhe një gjest rasist që pritet të marr dënimin e merituar.
Pas golit të Richarlison, sulmuesi brazilian është gjuajtur me banane, një simbol racist i dënuar në të gjitha stadiumet botërore.
Hedhja e bananeve ndaj lojtarëve brazilianë nuk është fatkeqësisht asgjë e re.
Më e famshmja që mbahet mend ishte ajo në një ndeshje Villarreal-Barça në vitin 2014 kur Daniel Alves u gjuajt me banane dhe i njëjti më pas e kafshoi frutin e hedhur ndaj tij./Indeksonline/