75 Mall Live Search
10:19 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Turp në stadiumin e Ligue 1, ndeshja ndërpritet për pak minuta pas fyerjeve raciste

Koret raciste si duket janë rikthyer në futbollin evropian. Pasi u dëgjuan thirrje raciste ndaj Salah, ndaj Koulibaly dhe disa të tjerëve ditëve të fundit, tani është regjistruar një skenë e radhës turpi.

Takimi mes Dijon dhe Amiens të premten në Ligue 1 u ndal për një disa minuta, kur ndaj Prince-Desir Gouano bëheshin thirrje raciste.

Pas ndërmjetësimit të disa lojtarëve vendas dhe gjyqtarit, ndeshja rifilloi disa minuta pas incidentit.

“Ne jemi në shekullin 21, kjo është e papranueshme, dua të transmetoj një mesazh dashurie”, tha futbollisti pas ndeshjes./Indeksonline/