75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Turpërimi i Bayernit u vulos nga talenti shqiptar, shikojeni asistimin perfekt të tij

Bayern Munchen është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, nga skuadra e Saarbrücken, e cila garon në Ligën e tretë.

Eliminimi i Bayern Munchen erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, ku golashenues ishte Marcel Gaus, kurse asistues, Tim Civeja, shkruan IndeksOnline.

Civeja është futbollist i Kombëtares së Shqipërisë, dhe u transferua te Saarbrücken, në muajin korrik të këtij viti.

21-vjeçari ka dalur nga akademia e skuadrës gjermane Augsburg, ndërsa vitin e kaluar luajti te skuadra e Ingolstadit.

Civeja bëri njb asistim perfekt, te goli i dytë në fitoren 2-1 të Saarbruckenit ndaj Bayern Munchenit, duke kaluar në 1/8 e finales së DFB Pokal./IndeksOnline/