75 Mall Live Search
00:06 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Seferi dorëzohet ndaj Furyt

Sefer Seferi e ka dorëzuar duelin ndaj Tyson Furyt në fund të raundit të katërt në meçin që u zhvillua në Manchester Arena.

Roundi i parë i kësaj ndeshje ishte më shumë për spektakël ku të dy boksierët u përkujdesen edhe për vallëzim në ring dhe për pak spektakël për publikun në skenë.

Në raundin e dytë, ndërkohë që tifozët kërkonin aksion nga Fury, ishte shqiptari ai që e vazhdonte aksionin. Kah mesi i këtij raundi, Tyson e testoi paksa kundërshtarin, i cili iu shmang goditjeve të tij, ndërsa Seferi pësoi një goditje prapa koke. Pos në ring, rrahje kishte edhe ndërmjet tifozëve që kishin ardhur për ta shikuar meçin

Ne raundin e tretë Fury fillojë që të sulmojë por Seferi mbrohet shumë mirë. Gjatë minutës se dytë Fury ishte më i mirë dhe bëri disa goditje që e trullosen Seferin, por që nuk arriti që ta rrezojë në parketë. Këtë raund e fitojë Fury!

Kurse ne raundin e katërt Fury hyri me një vetëbesim me të madh për ta mposhtur dhe rrezuar Seferin por megjithatë ai ja doli që të qëndroi edhe këtë raund, madje lansoi edhe disa goditje të mira kundër tij!

Por, pa filluar raundi i pestë Seferi e dorëzoi takimin dhe Tayson Fury shënon kështu rikthimin me një fitore dhe është gati për të sfiduar tituj të tjerë në kategorinë e rëndë. /IndeksOnline/