75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Turpëruese: Shkatërrohet parku te “Maja e Shkodranit”, në Rahovec

Është një nga pikat më të frekuentuara turistike në Rahovec, madje “Maja e Shkodranit”, pret dhjetëra vizitorë çdo ditë.

Por, qytetarë të pandërgjegjshëm, i kanë dhënë një pamje të shëmtuar këtij vendi rekreativ, derisa të veçantë e bën pikërisht kalaja, shkruan Indeksonline.

Në disa imazhe të publikuara në rrjete sociale, mund të shihni se si hapësira është mbuluar me mbeturina, derisa lodrat për fëmijë janë vjedhur.

Nga ana tjetër edhe dritat janë thyer, pavarësisht tabelës ku apelohet që të ruhet ambienti dhe dëmtimi i aseteve të kalasë /Indeksonline/