13:27 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / MSH

Turqi, 60 vjeçari vret dhe i fsheh në frigorifer katër persona

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Turqi, ku katër persona pasi janë vrarë janë gjetur brenda një frigoriferi.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Izmir ku një person rreth 60 vjeç ka vrarë tre gra dhe një burrë, të gjithë nga Turkmenistani, dhe për të fshehur gjurmët e tyre është kujdesur ftohtësisht t’i vendosë në një frigorifer.

Tani ai ndodhet në paraburgim, ndryshe nga tre personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të tij. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia turke bastisi një rezidencë në Bayrakli të Izmirit dhe zbuloi trupat e dy vajzave të reja, nënës së tyre dhe një burri në frigorifer.

Ata janë Gulkamar Khanimova, vajzat e saj Leila Geldiyarova (30 vjeç) dhe Lacin Geldiyarova (28 vjeç) si dhe Ruslan Kerimov. I dyshuari, i moshës 55 deri në 60 vjeç, dyshohet se ishte partneri i Gulkamar Hanimova. Kerimov thuhet se ishte i dashuri i njërës prej dy vajzave.

Trupat u gjetën të copëtuar dhe në dekompozim të avancuar. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Izmirit kërkohej një teknikë e ADN-së për të verifikuar identitetin e tyre. Gjatë kontrollit të policisë në shtëpi, në shtretërit e dy dhomave janë gjetur gjurmë gjaku.

Rasti ka tronditur opinionin publik në Turqi dhe ka pushtuar titujt e shtypit turk gjatë gjithë javës pasi trupat u gjetën të dielën e kaluar.