19:12 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Turqi, 65 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Turqia raportoi 11.520 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 689 pacientë simptomatikë, dhe 73 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkur në 2.734.836 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.771, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 7.191 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2.593.264.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.224, treguan shifrat e fundit.

Mbi 33,57 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 138.018 gjatë ditës së kaluar.