Turqi: Arrestohen 172 persona për shkak të lidhjeve me Gulen
Policia turke ka arrestuar sot 172 persona në operacionin e fundit kundër mbështetësve të Fetullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe që Ankaraja e akuzon për tentim-puç vitin e kaluar.
Zyra e prokurorit në Stamboll lëshoi një urdhër arresti për një total prej 360 personash, duke përfshirë 333 ushtarë, prej të cilëve 216 ishin në shërbim aktive.