75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Turqi, arrestohen 5 terroristë të dyshuar për lidhje me FETO-n dhe PKK-në

Gjithsej 10 persona, përfshirë të paktën pesë të dyshuar për terrorizëm, u arrestuan në qytetin Ipsala të provincës veriperëndimore Edirne të Turqisë, ndërsa përpiqeshin të arratiseshin në Greqi me mjete të paligjshme, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.

Ministria shkroi në Twitter se katër nga të arrestuarit ishin anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, grupi që qëndron prapa grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, kurse një tjetër ishte një terrorist i dyshuar i organizatës terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka qenë përgjegjëse për vdekjet e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.