10:36 / E Diele, 13 Qershor 2021 / OSH

Turqi, burri rrah keq gruan shtatzanë në mes të rrugës

Tronditëse janë pamjet, që qarkullojnë në një video, ku duket një burrë duke rrahur gruan e tij shtatzanë në mes të rrugës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Stamboll.

Kalimtarët teksa po shihnin skenën e dhunshme, u përpoqën ta neutralizonin burrin.

Sipas medieve turke, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, gruaja nuk e denoncoi rastin e dhunës.