75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Turqi: Mjekët ngjiten maleve për të vaksinuar popullsinë

Qeveria turke do që deri në fillim të vjeshtës të vaksinojë 60% të popullsisë kundër virusit korona.

Por shumë nga 83 milionë banorët e Turqisë jetojnë në zona rurale dhe disa madje në vende pothuajse të paarritshme.

Zejnep Eralp dhe ekipi i saj po ngjiten në një terren të vështirë për të vaksinuar banorët e fshatit Altindere kundër Covid-19. Fshati gjendet rreth 2,000 metra metra mbi nivelin e detit, në malet e Turqisë lindore.

Vaksinimi i banorëve që jetojnë në fshatra të largëta është i rëndësishëm, sepse “njerëzit në fshatra jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe nëse dikush këtu ka infeksion, ai do të përhapet shumë shpejt.” – thotë mjekja Zenepe Eralp, që është përgjegjëse për misionin e vaksinimit.