Turqi, ndalohen 91 migrantë të parregullt

Në Turqinë perëndimore janë ndaluar 91 migrantë të parregullt.
Një burim i sigurisë njoftoi se migrantët, përfshirë fëmijë, u gjetën të fshehur në tre kontejnerë në një depo të një fabrike në rrethin Torbali të provincës Izmir, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.
Ekipet e komandës së xhandarmërisë vepruan mbi një informacion se disa kontejnerë në depo do të përdoren për kalime të paligjshme dhe gjetën shtetas të huaj që fshiheshin pas pakove të ushqimit në kontejnerë.
Migrantët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Burimi tha se kontejnerët ishin përgatitur për t’u dërguar në Itali.
Më tej, theksohet se procedurat e identifikimit për migrantët e parregullt janë në proces.
Turqia ka qenë një pikë kyçe e tranzitit për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht për ata që ikin nga lufta dhe persekutimi./AA/Indeksonline/