Turqi, plumba kundër Federatës së Futbollit dhe legjendës Altintop

Pesë plumba u qëlluan mbrëmjen e djeshme në godinën e Federatës së Futbollit të Turqisë gjatë një takimi, ku morën pjesë presidenti Mehmet Buyukeksi dhe ish-ylli i Bayern Munich-ut dhe Real Madrid-it, Hamit Altintop.
Në fund askush nuk u lëndua, por shënjestra ishte legjenda e futbollit turk, Altintop.

Dy autorët u identifikuan menjëherë nga policia dhe u arrestuan teksa ishin në arrati.
Ata ishin të dehur dhe të bindur se kishin goditur atë që konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj turq të të gjitha kohërave, edhe pse i lindur në Gjermani, sot një top menaxher i Federatës Turke të Futbollit.
“Nuk ka lëndime dhe nuk jam goditur, tani pres që autorët e gjestit të paguajnë për atë që kanë bërë”, tha Altintop.

Për këtë foli edhe kryetari i Federatës së Futbollit, Buyukeksi, i cili u bëri thirrje të gjithë komponentëve të futbollit “të braktisin fanatizmin dhe inatin ndaj arbitrave dhe federatës” dhe kujtoi se futbolli dhe sporti “e kanë si synim të parë bashkimin”.