75 Mall Live Search
21:39 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Turqi-Shqipëri, përfundon pjesa e parë me plotë tensione

Shqipëria nuk është duke u pritur mjaftë mirë nga lojtarët kundërshtar, ata të Turqisë pasi që ka pasur deri më tani shumë tensione në fushë, e ndërhyrje të palejuara.

Këto ndërhyrje edhe ndikuan që në këtë ndeshje vetëm në pjesën e parë të jenë të paktën 5 karton të verdhë, tre nga ta janë marrë nga futbollistët e Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Posedimin e topit deri më tani e ka pasur Turqia, kurse sa i përket gjuajtjeve në drejtim të golit të dyja skuadra i kanë nga dy gjuajtje, Shqipëria po ashtu kishte edhe një rastë mjaftë të mirë me tentimin e Manaj nga gjuajtja e lirë.

Kjo ndeshje është mjaftë e vështirë për Shqipërinë mirëpo jo edhe e pamundur që ta përfundojë me fitore apo me barazim./Indeksonline/.