Turqi, urdhër-arreste për 48 të dyshuar të FETO-s

Sot u lëshuan urdhërarreste për dhjetëra persona të lidhur me organizatën terroriste FETO për kurdisjen e provimeve në polici në vitin 2005.
Sipas deklaratës nga Zyra e kryeprokurorit në kryeqytetin Ankara, grupi terrorist ua zbuloi pyetjet anëtarëve të tij në provimin për zëvendësshef të policisë dhe manipuloi rezultatet, transmeton Anadolu Agency (AA)..
Urdhërarreste janë lëshuar për 48 persona të përfshirë në mashtrim të provimeve pas një hetimi nga Departamenti i krimeve terroriste, thuhet në deklaratë.
Forcat turke arrestuan sot gjithashtu 26 të dyshuar të FETO-s në operacione në qytete të ndryshme.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Turqia, gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.