11:03 / E Shtunë, 19 Tetor 2019

Turqia arreston në Meksikë një anëtar të FETO-s

Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT) ka arrestuar dhe kthyer nga Meksika në Turqi, një anëtar që e konsideron pjesë e organizatës FETO.

Siç njofton agjencia turke e lajmeve, AA, “i ashtuquajturi imam në Meksikë i Organizatës Terroriste FETO, Osman Karaca, është kapur dhe kthyer në Turqi përmes një operacioni të organizuar nga Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT)”.

Sipas njoftimit, ndaj Karacas autoritetet kishin lëshuar fletëarrest si person i cili ka zbatuar detyra të nivelit të lartë brenda organizatës terroriste. Ai kërkohej me akuzën për “themelim dhe drejtim të një organizate të armatosur terroriste”.

Kujtojmë se MIT, në bashkëpunim me institucionet vendore, kishin arrestuar dhe deportuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, që jetonin e punonin në Prishtinë.