Turqia bllokon pasuritë e 377 anëtarëve të grupeve terroriste

Turqia ka bllokuar pasuritë e 377 personave, duke përfshirë krerët e rrethit dhe “ekzekutivë të rangut të lartë” të organizatave terroriste PKK dhe FETO.
Ministria e Thesarit dhe Financave njoftoi se janë bllokuar pasuritë në Turqi të anëtarëve të organizatës terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, DEASH-it, PKK-së dhe grupit terrorist të ekstremit të majtë DHKP-C,shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksoline.
Midis 205 anëtarëve të FETO-s pasuritë e të cilëve u bllokuan, spikati emri i Fethullah Gülen, kreut të organizatës terroriste FETO.
Sipas ministrisë, pasuritë e 77 anëtarëve të PKK-së, nëntë anëtarëve të DHKP-C dhe 86 anëtarëve të grupit terrorist DEASH po ashtu u bllokuan.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grusht shtetit e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.