14:44 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Turqia dënon me rreth 10 000 vite burg imamim, “Babain e koteleve”

9 mijë e 803 vjet burgim është dënuar një Adnan Oktar, predikues në Turqi. Ky dënim i “padgjuar” më parë është dhënë për shkak të një serie akuzash që rëndojnë mbi imamin. Gjyqi për Oktarin zgjati gjithsej 15 muaj dhe 450 ditë, ndërsa u zhvilluan rreth 180 seanca dëgjimore.

68-vjeçari njihej për mënyrën e çuditshme të predikimit të tij duke u rrethuar nga një numër i madh vajzash me dekolte dhe minifunde. Mediat e cilësojnë atë edhe si kreun e një kulti seksi nisur edhe nga qasja që kishte me vajzat, të cilat kishin kaluar të gjitha përmes operacionesh plastike.

Oktari i quante ato “kotele”, ndërsa ato i thërrisnin mësues. Videot e Oktarit kanë qenë të njohura prej vitesh në Turqi, por sëfundmi u arrestua me akuza të shumta siç janë armëmbajtja pa leje, krimet seksuale.

Konkretisht disa nga akuzat mbi Oktarin janë: “krijimi dhe menaxhimi i organizatave me qëllim të kryerjes së krimeve”, spiunazh politik ose ushtarak”, ndihma për organizatën pa qenë anëtar i organizatës terroriste të armatosur FETÖ, “7 herë abuzim seksual i kualifikuar i fëmijëve”, “27 herë abuzim seksual i kualifikuar”, “privimit të lirisë”, “persekutimit”, “parandalimit të së drejtës për arsim”, “regjistrimit të paligjshëm të të dhënave personale” dhe “kërcënimit”.