75 Mall Live Search
13:06 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Turqia dhe Katari bisedime për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Shefi Shtabit të Katarit, Ghanem bin Shaheen al-Ghanem, në kryeqytetin Doha bisedoi me kreun e Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë (SSB), Ismail Demir, për çështjet e bashkëpunimit të mbrojtjes.

Sipas agjencisë së lajmeve të Katarit (QNA), Demir ndodhet në Doha për një vizitë dhe se në bisedën e zhvilluar me Ghanem kanë diskutuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Katarit dhe Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në takim morën pjesë edhe oficerë të nivelit të lartë nga Forcat e Armatosura të Katarit.

Mjetet ajrore pa pilot të armatosur (dronë) Bayraktar TB2, anijet trajnuese dhe simulatori i mbrojtjes nga dëmtimi ndodhen në mesin e produkteve të industrisë së mbrojtjes që Katari ka blerë nga Turqia.

Përgjatë viteve 2019-2020 nga Turqia në Katar janë kryer më shumë se 220 milionë dollarë eksporte të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit. Ndërsa eksportet e kryera në tre muajt e parë të vitit 2021 kapin vlerën rreth 18.1 milionë dollarë.