75 Mall Live Search
15:33 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / B O

Turqia dyfishon investimet në Serbi, poashtu arrijnë marrëveshje për shitjen e dronëve “Bayraktar”

Erdogan pas takimit të tij kokë me kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe mes delegacioneve, mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij.

Presidenti turk i cilësoi si tejet produktive takimet që kanë realizuar me homologun dhe delegacionet përkatëse.

Duke folur rreth marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Serbinë, presidenti Erdoğan tha se vëllimi i shkëmbimit tregtar midis Turqise dhe Serbisë ka arritur në 2 miliardë dollarë, ndërsa ishte rreth 1 miliard dollarë.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka konfirmuar të mërkurën se do të blejnë dronë “Bayraktar” nga Turqia.

“Jemi në pritje dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë ta realizojmë. Jemi gati të kalojmë disa qindra milionësh për dronët Bayraktar”, ka thënë Vuçiq.

“Besoj se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e vendosur nga presidenti Erdogan, të cilin nuk e besuam se ishte e mundur, që është që shkëmbimi tregtar të arrijë në pesë miliardë euro”, shtoi ai.

Vuçiq ka thënë se investimet turke po rriten, teksa siç thotë ai, mbi 10 mijë njerëz janë të punësuar në kompanitë turke në Serbi. /IndeksOnline/