13:51 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

Turqia e gatshme ta prodhojë vaksinën ruse

Turqia po synon ta prodhojë vaksinën ruse antiCovid “Sputnik V” . Këto deklarime i ka bërë ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, i cili ka biseduar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, shkruan Reutersi.

Autoritetet turke kanë kërkuar më shumë informacione nga Rusia rreth vaksinës dhe ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka informuar kabinetin e presidentit se gjithçka është në rrugë të duhur.