75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Turqia e shqetësuar thellë me sulmin amerikan

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka dënuar sulmin ajror amerikan në Irak, që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, shefin e milicisë së Iranit.

Sipas ministrit Mevlut Cavusoglu, ky akt do të “rrisë pasigurinë dhe destabilitetin e rajonit”.

“Ne nënvizojmë paralajmërimin se kthimi i Irakut në zonë konflikti do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin”, lexohet në një komunikatë të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve turke.

“Duhet të dihet se hapa e tillë përshkallëzues që kërcënojnë stabilitetin në rajonin tonë do të rrisin spiralen e dhunës dhe të gjitha palët do të vuajnë nga kjo situatë”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme po ashtu tha se Turqia çdoherë ka qenë kundër ndërhyrjeve të jashtme në rajon, atentateve dhe konflikteve sektare.

“Prandaj, ne i ftojmë të gjitha palët të veprojnë me arsye të shëndoshë dhe me gjakftohtësi, për të shmangur hapat e njëanshëm që do të rrezikonin paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe t’i japin prioritet diplomacisë”, thuhet në reagimin e Turqisë.

Ndryshe, sulmi amerikan në Bagdad, në të cilin u vra Soleimani, erdhi në vazhdën e tensioneve Iran-SHBA, pasi mijëra irakianë sulmuan kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad të martën, duke protestuar kundër sulmeve ajrore të së dielës në Irak dhe Siri kundër milicisë Kataib Hezbollah, në të ciliat u vranë të paktën 25 luftëtarë.

Sulmet ajrore ishin përgjigje të një sulmi me r