75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Turqia fillon dy operacione të reja kundër terrorizmit

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi në qytetet Şırnak dhe Hakkari kanë filluar dy operacione kundër terrorizmit të emërtuar “Eren Cudi-Besta” dhe “Eren Kazan-Oğul”, ku marrin pjesë 5.280 forca.

Sipas deklaratës nga ministria, “Operacionet Eren” vazhdojnë me sukses në mënyrë të besueshme dhe të vendosur me mbështetjen e popullit.

Operacioni “Eren Cudi-Besta” në qytetin Şırnak dhe operacioni “Eren Kazan-Oğul” në qytetin Hakkari kanë filluar njëkohësisht dhe në mënyrë të koordinuar me operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” të ndërmarrë në veri të Irakut, me qëllimin për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës së vendit organizatën terroriste separatiste, për të penguar kalimet e terroristëve në të ashtuquajturat hapësirat e strehimit si dhe për të neutralizuar terroristët.

Në operacione, nën drejtimin dhe administrimin e komandës së korpusit të xhandarmërisë për sigurinë publike, marrin pjesë 352 njësi operacionale me gjithsej 5.280 forca të përbërë nga njësitë e forcave komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe njësitë e forcave të sigurisë.

Në kuadër të “Operacioneve Eren” që kanë filluar më 11 janar 2021 për të eliminuar plotësisht terrorizmin brenda vendit, deri më sot janë neutralizuar 22 terroristë, janë kapur 75 bashkëpunëtorë, janë shkatërruar 666 shpella, strehimore dhe depo si dhe janë sekuestruar armë dhe municione, ushqime dhe materiale jetësore të shumta.