Turqia furnizon sërish me ndihma mjekësore Mbretërinë e Bashkuar

Turqia po ndihmon shumë shtete për të kaluar Covid19, ndihma mjekësore edhe Mbretërinë e Bashkuar
Ankaraja po ndihmon shtete të shumta për të kapërcyer pandeminë Covid-19, duke përfshirë Armeninë, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, si dhe Libinë, Italinë dhe Spanjën, Izraelin dhe Palestinën ndër të tjera.
Një aeroplan i ngarkesave ushtarake turke që mbante një pjesë të dytë të furnizimeve mjekësore u nis të dielën për në Mbretërinë e Bashkuar në një përpjekje për të ndihmuar vendin për Covid-19, transmeton Indeksonline.
“Në drejtimin e udhëzimeve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, pjesa e dytë e ndihmës mjekësore që do të përdoret për të luftuar virusin Covid-19 janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar sot”, tha Ministria e Mbrojtjes në Tëitter.
Ankaraja po ndihmon shtete të shumta për të kapërcyer pandeminë Covid-19./Indeksonline/