75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / A. M.

Turqia goditet nga një termet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë.

Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas, e cila u shkatërrua nga tërmeti i vitit të kaluar.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 9 kilometrash dhe u vlerësua të ishte 6 gradë sipas shkallës Rihter, sipas informacioneve nga faqja e internetit EMSC.

Aktualisht nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme.