11:06 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / B O

Turqia i del në krahë Ukrainës, bllokon anijet luftarake ruse në Bosfor dhe Dardanele

Ankaraja zyrtare ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm mëngjesin e 25 shkurtit, duke limituar lëvizjet e anijeve luftarake ruse në ngushticën e Bosforit dhe Dardaneleve.

Kjo ishte një ndër kërkesat konkrete të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndaj homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit, e ka plotësuar këtë kërkesë, pasi dënoi ashpër sulmin e Moskës ndaj Ukrainës dhe u rreshtua krah aleatëve të Kievit.

Turqia po ashtu është pjesë e aleancës së NATO-s, ku zëri unison është ai i kundërshtimit të agresionit rus dhe retorika mbetet e ashpër ndaj Vladimir Putinit, për veprimet përshkallëzuese që ka vendosur të ndërmarrë me mësymjen në Ukrainë.