Turqia ia tregon vendin Serbisë, përfundon si lidere e grupit në Eurobasket

Turqia e ka mbyllur fazën e grupeve të Eurobasketit në vendin e parë.
Në ndeshjen e fundit, Turqia mposhti rivalin direkt, Serbinë, me rezultat 95-90, shkruan IndeksOnline.
Alperen Sengun i Turqisë ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 28 pikë të shënuara.
Te kombëtarja turke u paraqiten edhe dy basketbollistët me preardhje shqiptare, Erxhan Osmani e Kenan Sipahi, të cilët kontribuan me 10 pikë, respektivishtë 5 pikë.
Turqia e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë të grupit A, me pesë fitore, derisa Serbia e dyta me katër fitore./IndeksOnline/