10:48 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Turqia jep detaje për misionin ushtarak në Siri

Forcat e armatosura turke konfirmuan sot edhe zyrtarisht se misioni në provincën Idlib të Sirisë ka filluar të dielën.

Një zyrtar i ushtrisë tha se misioni përfshin krijimin e pikave të vëzhgimit dhe se ushtria është duke kryer detyrat e saj në përputhje me rregullat e dakorduara në procesin e Astana, duke iu referuar një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar në kryeqytetin e Kazakistanit, transmeton AktivPress.

Turqia deklaroi se do të ofrojë ndihmë për rebelët që ka mbështetur prej kohësh, duke synuar zbatimin e një marrëveshjeje për të reduktuar luftimet me forcat pro-qeveritare në këtë zone të Sirisë./AktivPress