75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Turqia ka dërguar 1,500 luftëtarë sirianë në Azerbajxhan

Lufta midis Armenisë dhe Azerbjaxhanit për rajonin e Nagorni-Karabak po vazhdon. Ndërkohë, që disa shtete kanë bërë thirrje për armëpushim, Turqia akuzohet se ka dërguar 15000 luftëtarë sirianë në Azerbajxhan.

Sipas Foreign Policy, pasi luftuan më parë në Siri dhe mbrojtën interesat turke në Libi, luftëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të përbërë nga grupe të armatosura dhe të mbështetura nga opozita, janë kthyer në Siri për të lëvizur drejt Azerbajxhanit. Raporti tregon se luftëtarët e parë të SNA-s u transferuan në Turqinë jugore në fund të shtatorit, përpara se të përfundonin në Azerbajxhan më 25 shtator.

Komandantët e SNA-s arritën më herët për të eksploruar rajonin dhe për të koordinuar vendosjen e trupave. Gazeta raporton se luftëtarëve u ishte thënë se kryesisht do të vendosen në pikat e kontrollit përgjatë kufirit, por në vend të kësaj, me një mbështetje të vogël nga forcat Azerbajxhanase, ata u shtyn në konflikte të drejtpërdrejta me armenët.

Të gjithë luftëtarët sirianë, sipas një burimi në revistës Foreign Policy, janë të pakënaqur me situatën në Azerbajxhan dhe situata psikologjike është e keqe pasi shumë prej tyre u vranë në luftime

Udhëheqësi turk Erdogan, ka deklaruar se ka ofruar mbështetjen e tij Azerbajxhanit pa kushte, por i ka mohuar akuzat se po dërgon mencenarë sirianë për të ndihmuar.