75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Turqia ka shpëtuar 35 azilkërkues në Egje

Turqia ka shpëtuar 35 azilkërkues, të cilët u kthyen në mënyrë të paligjshme nga roja bregdetare greke në ujërat territoriale turke në detin Egje, theksuan burime të sigurisë azilkërkuesit u shpëtuan nga një gomë në brigjet e Ayvalikut në provincën veriperëndimore Balıkesir të Turqisë, tha komanda e rojës bregdetare turke në një deklaratë.

Grupi, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u soll në ishullin Alibey, i njohur gjithashtu si Cunda, thuhet më tej, shkruan AA-ja.

Më tej theksohet se për azilkërkuesit u sigurua ushqim, pije dhe furnizime mjekësore.

Turqia ka qenë një pikë kyç transiti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të kthyer mbrapa azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe Ligjin ndërkombëtar, duke rrezikuar jetën e migrantëve të pambrojtur, përfshirë gratë dhe fëmijët.