Turqia kërcënon me tërheqje nga Eurobasketi, kërkon kamerat e sigurisë!

Ndeshja mes Turqisë e Gjeorgjisë në Kampionatin Evropian ka sjellur tensione dhe përfundim dramatik. Gjeorgjia arriti fitore të ngusht në një përballje ku nuk munguan as konfliktet fizike.
Korkmaz dhe Sanadze u përjashtuan nga loja në minutën e 34-të pasi u përplasën në fushë. Përplasja vazhdoi edhe në zhveshtoret.
Turqit thonë se Korkmaz u sulmua nga tre lojtarë gjeorgjian dhe disa pjesëtarë të sigurimit.
Pas kësaj situate, Federata Turke po kërcënon të largohet nga Eurobasketi. Nëse FIBA nuk sanksionon agresorët e supozuar, Turqia thotë se nuk do të vazhdojë në turne.
Zëvendëspresidenti i federatës turke dhe ish-lojtari Omer Onan ka thënë se nëse nuk sigurohen pamjet e kamerave në palestër, Turqia do të largohet nga Eurobasketi./Indeksonline/
TİFLİS'TE ORTALIK KARIŞTI!
— Euroleague Time (@euroleaguetime1) September 4, 2022
Sanadze, Furkan Korkmaz'ı resmen ÇILDIRTTI! İlk kez Furkan'ı bu kadar sinirli görüyoruz. İki oyuncu da diskalifiye edildi. pic.twitter.com/mBEOT7WVfp