16:21 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Turqia konfirmohet si destinacioni kryesor Evropian per pushime

Turqia pa dyshim mbetet zgjedhja e parë, si një destinacion i kompletuar për Kosovën por, me numër të turistëve rradhitet si destinacioni i tretë menjëherë pas Shqipërise dhe Malit te Zi.

Turqia e cila këtë vit në panairin e turizmit në ITB Berlin prezentohet me nje armatë të hoteleve, operatorëve, avio kompanive dhe shoqatave të ndryshme në shtandin më të madh në ITB . Nga të gjitha prezentimet, raportet dhe analizat, Turqia e ka arritur qëllimin e rikthimit si destinacioni kryesor për tregun Gjerman, Rus, Anglez dhe vendeve të tjera Evropiane.

Vitin a kaluar nga Kosova në Antalya udhëtuan më shumë se 43,000 kosovar dhe ishte viti me numrin me të madh të turistëve Kosovar ne Antalya . Ajo qe ndikoj direkt në rritjën e numrit të vizitorëve nga Kosova padyshim ishin ofertat e volitshme.

Për të vazhduar trendin e rritjës së vazhdueshme nga 3 vitet e kaluara ,për këtë vit operatorët nga Kosova kanë planifikuar një rritje prej 25% duke kontraktuar aeroplan charter në kapacitet total prej më shumë se 50,000 ulese dhe me gjasë që Kosova të tejkaloj për herë të parë numrin e përgjithëshëm prej 50,000 turisteve në Antalya.

Në një bashkëbisedim me Operatorin Max Travel ,pohojnë që Vera në Antalya 2018 do të jetë më ndryshe në shumë aspekte:

Nuk do të jetë Antalya e vitit të kaluar pasi qe tash më çmimet e paketave turistike per Antalya vërehen që janë më të larta për rreth 25-30% dhe kjo vjen si rezultat i rritjës së kërkesës në hotele nga tregu Gjerman dhe Rus që rezulton direkt në ngritjën e çmimeve

Ambiciet që Kosova të kaloj numrin prej 50,000 turisteve në një nga sezonet më të mira për Antalyan do të ketë efekte direkte negative tek operatorët në Kosovë.

E rëndësishme është që këtë vit më shumë se çdo vit tjetër i preferojmë të gjithëve që të bëjnë rezervime të herëshme (early booking) dhe jo vetëm për aryse të çmimeve të favorshme që ofrohen në këtë peirudhë (deri me 31 mars) por edhe se tashmë shumë hotele të popullarizuara vetem se janë të mbushur për shumë data gjatë sezones dhe si rezultat do të ketë mungesë kapaciteti në sezonën e lartë.

Në Max Travel për dallim nga vitet e kaluara këtë vit për herë të parë në tregun Kosovar do të ofroj sherbime në partneritet me Meeting Point kompani Gjermane që vitin e kaluar ka ofruar shërbime për më shumë se 960,000 turist në Turqi, te gjithë klientet e Max Travel do të ken shërbim të njejtë me klientët Gjerman dhe si risi do të jenë edhe disa hotele te cilat hapen për herë të parë për tregun Kosovar. Përveç operatorit të ri këtë vit Max Travel fluturimet charter për Antalya do ti realizoje në bashkëpunim me kompaninë Turkish Airlines që perveç komoditetit, përpikshmërisë, ushqimit në fluturim, ka orarin më të mirë të fluturimt si në shkuarje po ashtu edhe në kthim.

5 rekomandime të vlefshme për të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë në Turqi

Të rezervoni sa më herët dhe të përfitoni nga Early Booking për periudhen e muajit Mars

  1. Kërkoni nga agjensioni i juaj kushtet e udhëtimit dhe njoftohuni në detaje me të drejtatat tuaja
  2. Kontrolloni validitetin e pasaportës, për udhëtim në Turqi duhet të keni së paku edhe 6 muaj validitet
  3. Pajisuni me Sigurim shendetësor në udhetim, kontrollat mjekesore në Turqi janë shumë të shtrenjëta.Shumica e operatoreve ju ofrojnë shërbmin e Sigurimit në udhëtim
  4. Kerkoni nga Operatori informata mbi numrim kujdestar i cili mund të ju nevojitet gjatë pushimit tuaj.

Pushime të këndëshme

Për të gjithë lexuesit e Indeksonline , Max Travel si çdo herë tjetër ofron zbtije ekskluzive,  mjafon ti vizitoni apo kontaktoni dhe të kërkoni zbritjen ekskluzive për lexuesit