75 Mall Live Search
18:51 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / B O

Turqia lëshon avionët spiun mbi Greqinë

Autoritetet greke kanë denoncuar një tjetër shkelje të Ankarasë. Mediat në Athinë shkruajnë se Turqia ka shkelur hapësirën ajrore greke, pasi sot sipas autoriteteve fluturuan tre avionë spiunë “CN-235”.

E njëjta gjë ndodhi edhe të enjten e kaluar. Ndërsa në total, Greqia akuzon Turqinë se ka kryer 41 shkelje nga fluturimet e avionëve në thyerje të hapësirës ajrore.

Athina shpreson që BE do të vendosë sanksione ndaj Ankarasë.