75 Mall Live Search
22:59 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / Gj. Sh

Turqia në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro, shënon fitore në sekondat e fundit ndaj Çekisë

Turqia është kualifikuar në 1/16 e Kampionatit Evropian.

Në ndeshjen e fundit të Grppit F, kombëtarja turke mposhti Çekinë, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Hakan Calhanoglu shënoi golin e epërsisë për Turqinë në minutën 51-të.

Tomas Sucek barazoi shifrat në minutën e 66-të duke i dhënë shpresa Çekisë.

Por kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli Cenk Tosun, i cili dërgoi topin në rrjetë në 90+4.

Portugalia dhe Turqia me nga gjashtë pikë dhe Gjeorgjia me katër pikë kalojnë në 1/16, ndërsa Çekia me një pikë eliminohet nga Kampinati Evropian,/IndeksOnline/