75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka njoftuar se forcat turke neutralizuan 4 terroristë të PKK/YPG-së të cilët hapën zjarr provokues në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri.

“Forcat tona heroike komando kryen edhe një operacion tjetër të suksesshëm në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’.

U neutralizuan 4 terroristë të PKK/YPG-së të cilët hapën zjarr provokues për të prishur qetësinë dhe mjedisin e sigurt”, tha ministria në llogarinë e saj në median sociale.