16:29 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Turqia nis prodhimin e ilaçit kundër infeksionit të Covid-19

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pohoi se Turqia do të prodhojë një ilaç të përdorur në trajtimin e COVID-19, Favipiravir, i njohur edhe si Avigan.

Gjatë një komunikimi të mbajtur të martën, Erdogan tha se pasi të përfundojë procesi i regjistrimit, ilaçi do të jetë në dispozicion për trajtimin e virusit.

Mediat turke shkruajnë se ky ilaç, i zhvilluar nga Japonia, ka dhënë efekte në uljen e kohëzgjatjes së koronavirusit tek pacientët e infektuar, si dhe në përmirësimin e mushkërive.

Turqia, ashti si edhe shumë vende të tjera të botës, ka lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke nisur procesin e saj të normalizimit në fillim të këtij muaji.