11:42 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Turqia nuk i nënshtrohet SHBA-së

Turqia nuk do t’i nënshtrohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, pas një krize në mes dy vendeve për çështjen e vizave.

“Ne do të bashkëpunojmë në qoftë se kërkesat e tyre i përmbushin rregullat e kushtetutës sonë, por nuk do të dorëzohemi ndaj imponimeve dhe do të hedhim poshtë çdo kusht që nuk na përshtatet “, tha Cavusoglu në një konferencë shtypi kur u pyet për raportin e kërkesave nga delegacioni i SHBA.

Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara po viziton Turqinë në përpjekje për të riparuar lidhjet diplomatike midis dy vendeve, pasi të dy shtetet ndaluan dhënien e vizave për qytetarët e njëri-tjetrit këtë muaj.

Uashingtoni pezulloi shërbimet e vizave në misionet e saj në Turqi, pasi autoritetet turke ndalën dy shtetas turq të punësuar në stafin konsullor të SHBA-së. Sipas Ankarasë ata dyshohen për organizimin e grusht-shtetit./AktivPress