75 Mall Live Search
14:37 / E Premte, 08 Janar 2021 / A. A

Turqia, ‘parajsë’ për futbollistët kosovarë

Futbolli turk është shndërruar në destinacion të preferuar për shumë futbollistë kosovarë.

Ndonëse niveli i futbollit nuk është i afërt me shtetet si Anglia, Italia, Franca e Spanja, kushtet financiare po i joshin lojtarët që të zgjedhin transferimin atje.

I fundit që ka zgjedhur të luaj në këtë vend është Zymer Bytyqi, i cili kaloi nga Norvegjia te Konyaspor.

Arb Manaj, Ilir Mustafa, Jetmir Topalli, Loret Sadiku, Florent Hadergjonaj janë disa prej futbollistëve që luajnë në divizionet e futbollit turk, shkruan Indeksonline.

Trendi po shkon duke u rritur vazhdimisht në vitet e fundit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Blend Baftiu, Arbër Hoxha, Ylldren Ibrahimaj dhe Florent Hasani janë në negociata me klube turke në këtë afat kalimtar.

Kujtojmë, që edhe në vitet e kaluara ka pasur futbollistë që kanë bërë karrierë atje si Fadil Vokrri, Muharrem Sahiti, Ismet Munishi, Sahit Kelmendi etj.

/Indeksonline/