08:03 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Turqia përplaset me xhihadistët në kufirin me Sirinë

Forcat turke shkëmbyen zjarr me Tahrir al-Sham, një aleancë xhihadiste siriane, në kufirin midis Turqisë dhe provincës Idlib të Sirisë, tha të dielën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Të shtunën, presidenti turk, Tayyip Erdogan tha se ushtria siriane e mbështetur nga forcat turke do të nisin një operacion në atë zonë, e cila kontrollohet më së shumti nga Tahrir al-Sham, transmeton AktivPress.

Tahrir al-Sham udhëhiqet nga ish-Fronti Nusra, i cili ishte dega siriane e al Kaedës deri në vitin e kaluar, kur ndryshoi emrin dhe prishi alencën me lëvizjen globale të themeluar nga Osama bin Laden./AktivPress