14:57 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Turqia publikon listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë, mungon ylli i Romës

Janë 28 emrat e grumbulluar nga trajneri i Turqisë Senol Gunes për sfidat ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë.

Gunes i cili rikthehet në stolin e përfaqësueses turke pas një dekade e gjysmë në këtë grumbullim të parë, ka bërë sërish pjesë të kombëtares veteranin Emre Belezoglu i cili rikthehet te Turqia në moshën 38-vjeçare, ndërkohë që nuk mungojnë as lojtarët me eksperiencë si Calhanoglu i Milanit, Burak Yilmaz i Besiktas dhe Cenk Tosun i Evertonit ndërkohë që Gunes ka përfshirë në listë edhe disa lojtarë të rinj premtues.

Megjithatë Turqia do të vijë në Shkodër për sfidën ndaj kuqezinjëve me një mungesë të madhe siç është ajo e yllit të Romës Cengiz Under i cili vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për takimin me Shqipërinë dhe sfidën ndaj Moldavisë.