20:39 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Turqia raportoi mbi 63 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 63.082 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.915 pacientë simptomatikë, dhe 289 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,15 milionë, kurse numri i të vdekurve në 35.320, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 56.510 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,59 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.205, treguan shifrat e fundit.

Mbi 43,14 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 320.078 gjatë ditës së kaluar.

Sipas shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 19,9 milionë vaksina, 7,78 milionë e të cilave janë dhënë si doza të dyta.