75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / B O

Turqia refuzon ngushëllimet e SHBA-së për sulmin në Stamboll

Turqia ka refuzuar të hënën ngushëllimet e SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll për të cilin Ankaraja fajësoi një grup militant kurd të jashtëligjshëm. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për luftëtarët kurdë në Sirinë veriore, të cilësuar si “terroristë” nga Ankaraja.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka foluar pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll, duke deklaruar se autori i dyshuar i sulmit do të kishte larguar për në Greqi nëse nuk do të ishte arrestuar nga autoritetet, shkruan IndeksOnline.

Siç tha Soylou nga vendi ku shpërtheu bomba, e dyshuara kryesore për shpërthimin “do të ishte arratisur sot në Greqi” nëse autoritetet turke nuk do ta kishin kapur menjëherë.

Në të njëjtën kohë, ministri i Brendshëm turk deklaroi se “nuk i pranojmë ngushëllimet e ambasadës amerikane”.

“Ne e kemi marrë mesazhin. Por nuk pranojmë ngushëllimet e Ambasadës Amerikane. Nuk jemi armiq të askujt dhe as nuk kemi mashtruar askënd. Dua të them se ne nuk kemi forcë të durojmë tradhtinë. Po të mos e kishim kapur autorin do të ishte arratisur sot në Greqi”, tha ai.

Së fundmi, Soylou tha se policia ka në dispozicion një transkript të një bisede telefonike, ku thuhet se PKK ka urdhëruar vrasjen e autorit për të parandaluar arrestimin e saj.