12:24 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / L K

Turqia rrit çmimin e karburantit/ Synohet të mblidhen të ardhuara për rindërtimin nga tërmeti

Turqia ka ndërmarrë një masë ekstreme për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar te 6 shkurtit ku humbën jetën mbi 5 mijë persona. Ankaraja ka vendosur të rrisë taksat e karburantit me afro 200 për qind duke e cuar çmimin e karbvurantit në 7.52 lira.

Taksa e re speciale do të aplikohet për konsumin e llojeve të ndryshme të karburantit, përfshirë benzinën dhe naftën.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Financave, rritja e takës do të ndihmojë në plotësimin e nevojave për financim, do të përdorën për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe do t’i lejojë ministrisë të mbajë rezerva të konsiderueshme parash.

Projektligji i ri synon të kompensojë një pjesë të barrës në anën fiskale duke hequr taksat e korporatave dhe duke dyfishuar tarifën për automjetet për vitin.

Sipas vlerësimeve të qeverisë, tërmetet shkaktuan më shumë se 100 miliardë dollarë dëme.

Mirëpo me këtë vendimi pritet të rritet edhe inflacionin, i cili aktualisht është në 38 për qind në vit. Referuar specialisteve një seri rritjesh mund të shtyjë inflacionin në fund të vitit në rreth 60 për qind.

Të enjten, Turqia pothuajse dyfishoi normën e saj të interesit si pjesë e një lufte kundër inflacionit të lartë dhe për të tërhequr investime të huaja. Inflacioni vjetor në Turqi ra në 38.21 për qind në qershor, norma më e ulët që nga dhjetori 2021.

Kjo pasi në vjeshtën e vitit 2022 preku shifrën 85 për qind, para se të niste rënia më vonë.