10:21 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Turqia: Sulm terrorist pranë parlamentit, raportohet për viktima

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Turqia është tronditur nga një sulm terrorist, thanë autoritetet.

Një sulmues hodhi veten në erë me një mjet shpërthyes në zemër të kryeqytetit turk, Ankara, të dielën, disa orë përpara se parlamenti të rihapte punimet pas pushimit veror.  Po ashtu një sulmues i dytë u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.

Mediat shkruajnë se dy oficerë policie u plagosën lehtë gjatë sulmit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha ministri Ali Yerlikaya në platformën  X. 

Shpërthimi u dëgjua mëngjesin e sotëm në Ankara, ndërsa pritej që parlamenti të niste punën.