Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese

Makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur “Cezeri”, është testuar me sukses në Stamboll.
Kompania “Baykar”, prodhues i makinës fluturuese, njoftoi se “Cezeri” i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra në testet prototip të fluturimit.
“Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani, raporton AA.

Bayraktari, shtoi se do të nevojiten rreth 10-15 vjet që “Cezeri” të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vjet për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.
“Pas makinave të mençura, revolucioni në teknologjinë e automobilave, do të jetë në makinat fluturuese. Pra, nga ky këndvështrim ne jemi duke u përgatitur për garat e nesërme, në vend të atyre të sotme”, theksoi Bayraktari.

Shtatorin e kaluar, “Cezeri” u shfaq në “Teknofest”, panairitin turk të teknologjisë dhe hapësirës ajrore, që u mbajt në qytetin metropolitan Stamboll.
Makina është emëruar sipas Ismail al-Jazarit, një inxhinier dhe polimat i njohur mysliman i shekullit të 12-të.
Kompania “Baykar”, e themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe jo të armatosur, sistem kontrolli, simulatorë, si edhe sisteme avionike. /IndeksOnline/
